Albadistrict – diario

Cosa succede in quel piccolo mondo?

Privatizohet OSSH – miratohet kontrata ne parlament

Zv.Ministri Bozdo: Privatizimi i OSSH –nje rast i plote i suksesit te reformave te qeverise shqiptare Dje, Kuvendi i Shqiperise miratoi kontraten e shitjes te OSSH, ne nje seance te bojkotuar nga opozita, ashtu sic edhe disa dite me pare ne prezencen e Bankes Boterore, ishte bojkotuar mbledhja e komisionit parlamentar te ekonomise. Duke shprehur keqardhjen per kete qendrim absurd te opozites, kemi detyrimin te sqarojme perpara publikut disa aspekte te rendesishme te ketij privatizimi: • Se pari, ky proces ka qene nje proces model persa i perket profesionalizmit, transparences dhe perfshirjes te paleve te interesuara. Ne konferencen e perpara disa diteve ne Varshave te organizuar nga ERRA (ENERGY REGULATORS REGIONAL ASSOCIATIONS), nga konferencat nderkombetare me prestigjoze te sektorit, rasti i privatizimit te OSSH eshte relatuar nga perfaqesuesi i USAID, si nje rast tipik i suksesit nga i cili duhet te marrin shembull te gjithe vendet qe synojne te ndermarrin reforma/privatizime te ngjashme. o Ky privatizim ka ndodhur ne nje kohe rekord, afersisht 2 vjet, ndersa koha mesatare e privatizimeve te ngjashme eshte me shume se 4 vjet ; o Ky proces ka qene vecanerisht transparent, duke informuar publikun dhe ligjevenesit ne menyre periodike; o Kompania qe bleu OSSH ka te gjitha garancite e nje investitori shume serioz, nder me te medhenjte ne Evrope. • Se dyti, cmimi i shitjes se OSSH eshte cmimi me i mire i shitjeve te ngjashme ne rajon. Ne kontraten e shitjes jane te parashikuar me hollesi elementet rregullatore si p.sh detyrimi i kompanise CEZ per te paksuar 17% humbjet ne periudhe 5 vjecare, per te rritur minimalisht arketimet 1% per cdo vit, te pamundura keto pa investuar se paku 200 million euro per sistemin e shperndarjes ; • Se treti, me ane te miratimit te Modelit te Tregut dhe te deklarates Regullatore, si dokumentat thelbesore te Reformes ne sistemin energjetik, praktikisht ne kemi siguruar nje politike sociale te forte persa i perket shtresave ne nevoje dhe ekspozimit te tyre kundrejt rritjes se cmimit te energjise: viti 2009 nuk do te njohe rritje cmimi, ndersa ne vitet ne vijim balancimi do te mundesohet nepermjet energjise mjaft te lire qe vjen nga HEC qe vazhdojne te jene prone publike, si dhe reduktimit te humbjeve dhe rritjeve te arketimeve qe vete kompania do te mundesoje; Si perfundim, privatizimi i suksesshem i OSSH nuk mund te gjykohet si nje akt i vecuar. Ky sukses i ka rrenjet ne reformen madhore te bere nga qeveria shqiptare ne sektorin energjetik. Pa kere reforme, asnje privatizim nuk do te ishte i mundur. Ne bazen e kesaj reforme qendrojne tre shtylla: 1. Ndryshimi i filozofise: ne mundesuam furnizimin 100% me energjie elektrike te populates, duke iu mbajtur parimit se energjia qe mungon eshte energjia me e shtrenjte. Ne vitet 2002-2004, sipas vete studimeve te ERE, qeveria e atehershme, duke patur nje prurje ujore me te larte ka aplikuar nderpreje ne furnizim te popullates me energji 38% me shume se ne vitet 2006-2008. Kjo ne nje kohe kur cmimi mesatar i blerjes se energjise ne vitin 2002-2004 ka qene 32 euro ndersa ne vitet 2006-2008 ka qene 69 euro; 2. Pjesemarrja e sektorit privat ne ngritjen e kapaciteteve gjeneruese te energjise elektrike, nepermjet kontratave shume te sukseshme per ndertimin e veprave te medha ne kaskadat e lumenjve kryesore te vendit, si dhe nepermjet ndertimit te HEC te vegjel dhe te mesem. Ne kemi mundur te nenshkruajme kontrata per ngritje kapacitetesh me 1000 MGW, ndersa ne vitet 2002-2005, asnje kontrate e tille nuk eshte nenshkruar ; 3. Ne reformuan totalisht kuadrin rregullator te sektorit te energjise elektrike. Ndarja e kompanise KESH ne tre kompani te vecanta si dhe miratimi i dokumete te tilla si Modeli i Tregut apo metodologjia e qarte e llogaritjes se tarifes (deklarata rregullatore), jane jane koncentrati i reformes ne nivelin rregullator.

maggio 28, 2009 - Posted by | Uncategorized

Non c'è ancora nessun commento.

Lascia un commento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: