Albadistrict – diario

Cosa succede in quel piccolo mondo?

biznesi i vogel ne legjislacionin tatimor

kushtet kryesore per tu konsideruar nje “biznes i vogel” ne marredheniet me organet tatimore ne shqiperi

- te ardhura totale vjetore (totali i shumes se faturuar) : deri 8 mln leke
- te punesuar: deri 4 vete

About these ads

aprile 27, 2010 - Pubblicato da | Uncategorized

10 commenti »

  1. biznesi, teorikisht, mund te kete cdo forme juridike por, ne praktike, do te jete e veshtire qe, tek QKR, te rregjistrojne nje shoqeri anonime (sh.a. apo edhe shoqeri aksionere) si biznes te vogel (formularet parashikojne deklarimin si biznes i vogel “deri” tek SH.P.K.

    Commento di gene | aprile 27, 2010 | Rispondi

  2. Forma juridike qe do ti jepet biznesit eshte me rendesi sa te meritoje nje teme me vete por vlen te permendet ketu fakti qe nje shoqeri kapitalesh (praktikisht nje shpk ne rastin tone) ka detyrime fiskale disi me te medha se nje peson fizik apo shoqeri personash (psh taksa e rroges e sigurimet shoqerore te administratorit qe e ka pagen minimale te parashikuar me ligj) por garanton ulje te rrezikut nga falimentimi apo gjobat apo detyrimet qe mund te lindin ndaj treteve nga (psh) aksidentet ne pune.
    Detyrimi kufizohet deri ne kapitalin qe keni deklaruar se do te investoni si kapital themeltar (1 mln leke te vjetra jane te mjaftueshme dhe mjafton te PREMTOHEN ne forumlar se do ti jepen biznesit e nuk eshte e nevojshme te nxirren nga xhepi menjehere).

    shembull: nje biznes person fizik falimenton si rezultat i nje supergjobe nga ana e organeve tatimore (qe mund te jete edhe e padrejte) dhe pronari, pervecse humbet biznesin, do te vazhdoje te jete i detyruar te paguaje sa te jete jeta ate shumen qe nuk u pagua dot megjithe shitjen e makinerive.
    Nderkohe nje shpk (biznes i vogel edhe ky) qe falimenton per te njejten arsye nuk e detyron pronarin (investitorin/ortakun) te nxjerre asnje lek nga xhepi pervec atyre qe premtoi (apo qe investoi) diten kur firmosi formularin e rregjistrimit.

    Commento di gene | aprile 27, 2010 | Rispondi

  3. duhet patur kujdes, ne momentin e rregjistrimit te biznesit, shuma qe deklarohet si xhiro e parashikuar per vitin financiar.
    Ne sportel, megjithese nuk duhet ta bejne, do te kembengulin per nje shume sa me te madhe, nderkohe qe ne ate shume do te bazohen paradheniet periodike tatimore dhe sistemi tatimor qe aplikohet.

    Eshte mire qe te bashkangjitet, qe ne fillim, nje si tip parashikim bilanci paraprak me shenimin qe eshte miratuar nga ortaket (ne menyre qe punonjesit e sportelit te ndihen te cliruar nga detyrimi per te kembengulur per nje shume me te larte).
    Veshtire se vitin e pare do te kalojme realisht 2 mln leke xhiro dhe eshte mire te mos deklarojme me shume se 1 deri 1,5 mln (po edhe 1 lek gjithesej sikur te deklarosh, si parashikim, askush nuk ka te drejte te kundershtoje ne sportelin e qkr)

    Commento di gene | aprile 27, 2010 | Rispondi

  4. aktualisht, biznesi i vogel me xhiro deri 2 milion leke te reja vazhdon te gezoje disi privilegjet qe ka patur deri pak kohe me pare biznesi me xhiro deri 8 mln (une personalisht e shoh si dicka pozitive)

    Commento di gene | aprile 27, 2010 | Rispondi

  5. Nderkohe, duhet patur parasysh qe tatimi nuk eshte me mbi xhiron (dikur 1,5%) por mbi fitimin (10%) qe konsiderohet si te ardhura personale.
    Kjo nuk dmth se paguhet me teper. Detyrimi mund te jete edhe me i ulet nese kontabiliteti mbahet i rregullt dhe shpenzimet kryehen nepermjet bankave (kjo eshte paksa e veshtire per nje biznes te vogel por jo e pamundur nese behet nje marreveshje me furnitoret)

    Commento di gene | aprile 27, 2010 | Rispondi

  6. Mundesine e mosperfshirjes ne skemen e tvsh e kane (aktualisht) bizneset e vogla me xhiro deri 5 mln leke e gjasat jane qe edhe keto, se shpejti, te perfshihen ne skeme.

    Commento di gene | aprile 27, 2010 | Rispondi

  7. Pak a shume, taksat “fikse” qe do te paguash ne bashkine e Tiranes (ke apo nuk ke fitime eshte puna jote) jane:

    -taksa per ndertesen (nese e ke me qera duhet te kerkosh dokumentin e pageses nga qeradhenesi): 1400 – 2000 lek per meter katror ne vit (le te llogarisim 60 m2 qe bejne 100,000 lek ne vit)
    -taksa vendore mbi biznesine vogel, qe eshte praktikisht tatimi i fitimit e qe duhet te jete 10% mbi fitimin por qe praktikisht eshte:
    250,000 (prodhim) deri 450,000 (shitje pakice) leke te vjetra ne muaj per biznese me xhiro deri 20 mln leke te vjetra ne vit (keshtu duhet ta rregjistrosh vitin e pare)
    -taksa e tabeles per qellime identifikimi: 15,000 leke te vjetra (ne shqip)
    -taksa e gjelbert (e perkoheshme deri 2010 thone!):120,000 leke te vjetra shitje, 200,000 leke te vjetra prodhim
    -taksa per pastrimin: 300,000 leke te vjetra ne vit

    Commento di gene | aprile 27, 2010 | Rispondi

  8. ketyre duhet ti shtosh

    -tarifa te ndryshme sherbimi “andej ketej” neper zyra
    -tatimet dhe sigurimet shoqerore: le te themi 10%+25% mbi pagat. Pagat mbi te cilat llogaritet tatimi jane rreth 450,000 ne muaj admnistratori i shpk + 2 te punesuar nga 200,000 (pagat minimale jane percaktuara me ligj e po ashtu edhe numri i te punesuarve per shumicen e aktiviteteve – per numrin e te punesuarve mund te behet ankese dhe pastaj vijne ata te tatimeve per te verifikuar nese puna mund te behet me aq vete sa thua ti). totali perafersisht 3,5 mln leke te vjetra ne vit.

    Commento di gene | aprile 27, 2010 | Rispondi

  9. korrigjim: taksa vjetore mbi biznesin e vogel (shuma me lart) eshte vjetore dhe jo mujore

    saktesim: per rastet e biznezeve me xhiro deri 20 mln nuk ka numer referues te punesuarish (dmth qe llogaria e tatimit mbi pagen dhe sigurimet shoqerore mund te behet edhe per nje person te vetem).

    Commento di gene | aprile 27, 2010 | Rispondi

  10. e pergjithesi, nje dyqan paguan aktualisht rreth 200,000 leke (te vjetra) taksa ne muaj

    Commento di gene | aprile 27, 2010 | Rispondi


Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

Iscriviti

Ricevi al tuo indirizzo email tutti i nuovi post del sito.

%d blogger cliccano Mi Piace per questo: